Dy shtetas iranianë janë ndaluar në flagrancë ditën e djeshme nga Policia e Durrësit. Ata dyshohen pr falsifikim dokumentash.
Shtetasit e ndaluar janë:
A.E, vjeç 30 banues në Karaj, Iran.
M.A, vjeç 30, banues në Kazeroom, Iran.
Gjatë kontrollit të Policisë Kufitare Durrës ata janë kapur duke kaluar me vizë Shengen të falsifikuar kufirin në Portin e qytetit.
Dy të rinjtë iranianë, akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” sipas neneve 189 e 190 të Kodit Penal.
(E.L./Faxweb)