13:40 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arrestohen dy serbë në veri, policia u gjeti dhe konfiskoi armë, flamuj serb e emblema nacionaliste

10:22 | 31/05/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohen dy serbë në veri, policia u gjeti dhe konfiskoi armë, flamuj serb e emblema nacionaliste

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë gjatë natës, në veri të vendit ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj.

“Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë: një (1) shufër metalike (policore), një (1) maskë kamuflazhi, disa thika, disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S), disa lloje të dyshuara të substancave narkotike, telefona celularë, sprej të ndryshëm, sfera metalike, lidhëse plastike, një (1) automjet, një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë. një (1) çekan etj”, ka njoftuar policia.

Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Policia e Kosovës ka shtuar se do të vazhdojë të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend.

Pas

Zhdukja e të resë shtatzënë në Itali, dalin detaje tronditëse: Kishte zbuluar tradhëtinë e partnerit, që ishte po ashtu në pritje të një fëmije tjetër

Para

Zhduket në rrethana misterioze mjeku i urgjencës, mesazhet që u gjetën në telefonin e të fejuarës

Para
Zhduket në rrethana misterioze mjeku i urgjencës, mesazhet që u gjetën në telefonin e të fejuarës

Zhduket në rrethana misterioze mjeku i urgjencës, mesazhet që u gjetën në telefonin e të fejuarës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Real përgatit ofertën e “çmendur”, 115 mln euro për Rodrin, për City-n mesfushori spanjoll është i pashitshëm

Durrës/Drejtonte mjetin pa patentë dhe shiste qese me hashash në zonën e plazhit, arrestohet 18-vjeçari

U konfliktuan në shëtitoren e qytetit të Sarandës, shpallen në kërkim pesë italianë

Putin humb mikeshën më të ngushtë pas betejës me kancerin, presidenti rus i pikëlluar në funeral

Dogji katër banesa, sipërfaqe pyjore dhe rrezikoi jetën e banorëve, arrestohet për zjarrvënie 39-vjeçari në Kakavijë

Familjarët gjejnë pa shenja jete 67-vjeçarin në Pezë, dyshimet e para

U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

“Unë jam i privuar përkohësisht”/ Rama ndan thënien e Thaçit nga Haga: Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare

I mori 100 mijë euro një personi nëpërmjet mashtrimit, arrestohet në “Allias” i riu i shpallur në kërkim

Situata me flakët në vend, 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 10 prej tyre mbeten ende aktive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.