Dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane nën akuzën për vjedhje, ndërsa një tjetër ka arritur të arratiset.
Ata akuzohen për vjedhje të kryer mbrëmjen e 13 shkurtit në shtëpinë e një 56-vjeçari nga Castelfranco. Në atë moment në shtëpi ndodheshin vajzat të cilat pasi dëgjuan zhurma të dyshimta zbritën në katin e poshtëm për të gjetur persona të panjohur që po hynin në shtëpi. Ata thirrën nënën e cila njoftoi karabinierët.
Ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga të dyshuarit.
Veçanërisht për njërin prej të treve ka të dhëna që lidhen me pjesëmarrjen e tij më 9 shkurt në krimin e kryer në një shtëpi në Asolo ku janë vjedhur bizhuteritë e ndryshme floriri.
Të arrestuarit u dërguan në burgjet e Trevisos dhe Padovës, ndërsa anëtari i tretë i grupit është shpallur në kërkim aktiv.