Dy shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Itali për trafik droge. Operacioni i drejtuar nga Antimafia në qytetin e Mesinës ka bërë të mundur arrestimin e 9 personave mes të cilëve dhe dy shqiptarë.
Dy shqiptarët Hekuran Vangjelaj dhe Bektash Kalaj të cilët po transportonin drogë nga Shqipëria u kapën me nga 55 kg marihuahë secili. Ata po bashkëpunonin me pjestarë të një “familjeje” kriminale në Mesinë.
Sipas mediave italiane droga sigurohej nga shprëndarës shqiptarë dhe nga Abruzzo dhe nëpërmjet “Korrierëve të besuar” arrinte në Mesinë dhe shitej të shprëndarësit lokal.