Policia e Librazhdit në një deklaratë për mediat ka bërë me dije sa ka arrestuar në flagrancë dy shtetas të cilët dyshohet se kanë vjedhun një motoçikletë në pronësi të shtetasit Sh.M, 56 vjeç, banues në fshatin Babje në Librazhd.
Sipas Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit:
- L.B., 19 vjeç banues në fshatin Qarrishtë, Librazhd.
- G.P., 49 vjeç, banues në fshatin Babje, Librazhd.
Sipas Policisë, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur motoçikletën e tipit “Yamaha” të 56-vjeçarit, i cili është edhe bashkëfshatarë i njërit prej të ndaluarve.
Deklarata e Policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit, në Komisaritain e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasit:
- L.B., 19 vjeç banues në fshatin Qarrishtë, Librazhd.
- G.P., 49 vjeç, banues në fshatin Babje, Librazhd.
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Qëndër, Librazhd, në bashkëpunim me njërin- tjetrin , dyshohet se kanë vjedhur një motoçikletë tip “Yamaha”, në pronësi të shtetasit Sh.M., 56 vjeç, banues në fshatin Babje, Librazhd.
Në cilësin e provës materiale u sekuestrua motoçikleta e vjedhur.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
(F.GJ/FAXWEB.AL)