Policia e Skraparit ka vënë në pranga dy vëllezër për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Osoja” policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit Kalem Muçaj 51 vjeç dhe Elmas Mucaj 41 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, ka rezultuar se vëllezërit Muçaj dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.
Në banesat e tyre, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Gjashtëdhjetë e nëntë fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, dy armë zjarri automatike 4 krehëra automatiku, fishekë të kalibrit.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Osoja” Sekuestrohen armë, municione dhe fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Në pranga dy poseduesit. Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të operacionit të koduar “Osoja” i cili u ndoq me metoda speciale, pas një hetimi 1- mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- Kalem Muçaj, 51vjeç.
- Elmas Muçaj, 41 vjeç, (vëllezër), të dy banues në fshatin “Osojë”, Skrapar.
Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë hetimit 1 – mujor rezultoi se vëllezërit Muçaj dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.
Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesat e tyre, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Gjashtëdhjetë e nëntë fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. • Dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm. • 4 krehëra automatiku. • 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/1 e Kodit Penal.
(L.K/FaxWeb)