16:31 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohen në flagrancë 6 inspektorë të policisë kufitare në Portin e Durrësit

09:32 | 03/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Porti i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët: Mos prisni polica sigurimi sepse…

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar në flagrancë 6 inspektorë të poicisë kufitare pranë sheshit të trageteve në Portin e Durrësit.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale të korrupsionit pasiv në bashkëpunim. Arrestimet janë bërë mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00.

Njoftimi i plotë

SHÇBA arreston 6 punonjës të Policisë në PKK Durrës për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre

Strukturat e Drejtorisë Qendrore të Hetimit të SHÇBA-së finalizuan me sukses operacionin “KONTROLLORI” ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës 6 punonjës të policisë, kontrollorë në PKK Durrës:

1. A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

2. G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

3. G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;

4. D.D., 53 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

5. D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

6. J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

Arrestimi i tyre u bë në funksion të hetimeve penale, në kuadër të procedimit të vitit 2018, kryer nga Drejtoria e Hetimit të SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lek dhe euro, në vlerën 2.175 euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.

Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë.

(M.Q/Faxweb.al)

Pas

U plagos gjatë punës, ndërron jetë 40-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Para

“Për një rrogë do të futesh në Parlament?!”, Sazan Guri sqaron: Sikur me flori të ma shtronin rrugën…

Para
‘’Unë me orgjinë nga Berati, kandidoja në fshatin e gruas’’, Guri tregon PRAPASKENAT e renditjes së tij i 5-ti në listë

“Për një rrogë do të futesh në Parlament?!”, Sazan Guri sqaron: Sikur me flori të ma shtronin rrugën...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hetim nga Pentagoni dhe FBI pas rrjedhjes së të dhënave mbi sulmin në Iran

Trump nga Samiti i NATO-s: Ka ardhur koha për paqe, lufta ka mbaruar

Franca vlerëson dëmet në objektet bërthamore të Iranit pas sulmeve izraelite dhe amerikane

Rutte nxit SHBA-të: Fuqia më e madhe ushtarake duhet të veprojë në kohën e duhur

Tryeza mbi energjinë/ Belinda Balluku thekson rritjen e investimeve të huaja në sektorin e rinovueshëm

Trump dhe Zelensky takohen në Hagë: Fokus te armët dhe presioni ndaj Rusisë

Më i votuari i Tiranës dhe tensionet në PS, Gonxhja: Administrata e lirë nga presionet

Shqipëria merr Presidencën e ICIC, Dervishi: Një përgjegjësi dhe nder i madh

Trump përkushtohet ndaj NATO-s, Rutte vlerëson rolin amerikan në zgjidhjen e konfliktit Iran-Izrael

Ministri Ulsi Manja rikonfirmon rolin kyç të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.