Pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në kryeqytet, policia ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar 3 armë pa leje dhe rreth 60 kilogram kanabis.
Të arrestuarit janë:
-Siçiljan Çakraj, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë
– Bujar Rryta, 54 vjeç,e banues në Larushk, Krujë.
Ata u ndaluan teksa leviznin me automjetin fuoristradë të markës KIA me targa AA 166 PP.
Sakaq policia ka shpallur në kërkim edhe një person të tretë, B. Rr, 28 vjeç, lindur dhe banues në Krujë. Sipas “Balkanweb”, Siçiljan Çakraj është i biri i Petrit Çakrajt, dëshmitar në dosjen e Azem Hajdarit.
DETAJET E POLICISË
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Sepeciale, në D.V.P.Tiranë, u finalizua me sukses operacioni antidrogë “NDJEKJA”.
Pas një pune intensive është arritur të dokumetohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 280 të K.Penal, për shtetasit e mëposhtëm:
Siçiljan Çakraj, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Bujar Rryta, 54 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Larushk Krujë .
Gjithashtu është bërë dhe shpallja në kërkim policor e shtetasit:
B. Rr, 28 vjeç, lindur dhe banues ne Larushk rrethi Kruje.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku rezultonte se shtetasit Siçiljan Çakraj dhe B. Rr., kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit Canabis Sativa në sasira të mëdha në zona të ndryshme të Tiranës.
Mbi bazën e informacioneve të mara është organizuar shërbim me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve gjatë ushtrimit te aktivitetit kriminal dhe konkretisht më datë 13.07.2017, shtetasit e mesipërm janë konstatuar bashkë në rrugën Teodor Keko (unaza e re Tirane), duke levizur me automjetin fuoristradë të markës KIA me targa AA 166 PP, ku janë konstatuar duke levizur në drejtim të Kamzës, e më pas në fshatin Larushk në afërsi të banesës së shtetasit Bujar Rryta, ku dyshohej se strehonin lëndën narkotike, duke u kthyer përsëri në Tiranë.
Në vendin e quajtur Pallati me shigjeta, është bërë ndalimi dhe kontrolli i shtetasit Siçiljan Çakrajt, ku gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave ju gjet një sasi lënde bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa e cila rezultoi e pëshë 4.6 gramë.
Po gjatë operacionit në ambjentet e banesës së shtetasit Bujar Rryta, në fshatin Larushk, u gjeten tre fuçi plastike të mbushura me lëndë bimore si dhe një qese e zezë e mbushur me lendë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa, ku pas peshimit rezultoi se sasia e lëndës narkotike në total ishte 60 kilogramë, si dhe tre amrë gjahu.
Gjatë ndërhyrjes shtetasi B. Rr,, ka arritur ti shmanget kapjes së Policisë, por është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Në kuadër të opercionit “NDJEKJA”, këtyre shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e meposhtme :
60 kilogramë lendë e dyshuar cannabis sattiva, 3 aparate celularë të markave të ndryshme, 1 automjet si dhe 3 armë gjahu të markave të ndryshme.
Materialet në ngarkim të shtetasëve të mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në beshkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 280 i Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)