Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Vendtakimi”, duke arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar që po lëvizte me automjet për të shitur një armë zjarri.
Gjatë operacionit, efektivët ndaluan në lagjen “Skënderbeg” automjetin e të riut Mateo Ndreu, banues në fshatin Hot i Ri, ku pas kontrollit, në çantën e tij u gjet një pushkë me municion luftarak, e cila mbahej pa leje me qëllim shitjen.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe materialet procedurale i ka referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. Aksione të tilla vijojnë në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje dhe forcimit të sigurisë publike.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendtakimi”.
Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me municion luftarak.
Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin “Vendtakimi”. Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte shtetasi M. N.. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.