Një 21-vjeçar është vën në prangat e policisë në Korçë pasi u kap me lëndë narkotike me vete. Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet një sasi e vogël lënde kanabis.
Gjithashtu gjatë kontrollit në makinën e tij tip “Toyota” që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua së bashku me makinën.
Njoftimi i Policisë:
-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, gjatë kontrollit fizik 21-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël e lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.