Policia e Lezhës ka arrestuar një 24-vjeçare për shkak se ka plagosur me thikë shtetasin Anton Shyti. Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes, ndërsa Shyti është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë së Lezhës:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.
Gjatë një konflikti të çastit,në qytet Lezhë shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.