Në pikën doganore të Morinës, policia kufitare ka arrestuar një kosovar. Ky i fundit është rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në prangat e policisë ka rënë Kushtrim Dragush , 26-vjeç. 26-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Sipas policisë kufitare Dragusha është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Ahrensburgut për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
“Ndaj këtij shtetasi, Gjykata Lokale e Ahrensburg ka lëshuar Urdhërin e Arrestit nr. 50 Gs 16/16, datë 20-01-2016, për kryerjen e veprës penale “ Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal Gjerman. Maksimumi i dënimit 10 vjet burg”, njofton Policia e Kukësit.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës. (J.V/Shuplaka)