Policia e Beratit ka arrestuar një 27-vjeçar me iniciale Ç.F nga fshati Strum i Fierit i dënuar më 11 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për “Trafikim të narkotikëve, mbetur në tentativë”.
Pas informacioneve të marra nga shërbimet e Seksionit për Krimet kundër Narkotikëve u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim dhe bëri shoqërimin në DVP Fier për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Kapet një shtetas i dënuar me 11 vite burg
Nga shërbimet e Seksionit për Krimet kundër Narkotikëve pas informacioneve të marra dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:
- Ç.F, 27 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.
Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 11 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.
Shetasi i lartpërmendur u shoqërua në DVP Fier për veprime të mëtejshme