Policia e Korçës ka arrestuar një 28-vjeçar për shkak se rezultonte i dënuar nga gjykata me 8 muaj burg.
Bëhet fjalë për Ani Kriston i cili u arrestua nga policia sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” si edhe me 2 muaj burg për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
28-vjecari Kristo është me vendbanim në qytetin e Maliqit dhe arrestimi i tij u finalizua nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq. (J.V/Shuplaka)