Është arrestuar një 33- vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim më akuzën për shfrytëzim prostitucioni kundrejt dhunës, të një femre.
Ngjarja ka ndodhur më 6 Tetor 2019, kur së bashku me 3 persona të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. Ç., ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, më 1 Nëntor 2019, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.