07:13 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohet 49 vjeçarja e shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh, në prangat e Bluve të Durrësit dhe 4 shtetas për vepra të ndryshme penale

11:45 | 28/08/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet 49 vjeçarja e shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh, në prangat e Bluve të Durrësit dhe 4 shtetas për vepra të ndryshme penale

Policia e Durresit ka arrestuar ditën e sotme një 49 vjeçare e cila u shpall në kërkim për kultivim narkotikësh në Ishëm.

Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga dhe një 18 vjeçar nga fshati Tapizë i Fushë-krujës, i cili duke lëvizur me mjetin Smart, pa leje drejtimi, ka përplasur një mkëmbësor ditën e djeshme, i cili ndodhet në spital.

Në pranga ka rënë dhe një person nga fshati Thumanë, i u kap me një makinë Audi pa leje drejtimi, ndërkohë një tjetër u arrestua në fshatin Zeza të Fushë-Krujës pasi një ditë më parë plagosi me thikë babë e bir pas një konflikti.

Ne pranga ra dhe nje person tjetër që u kap duke drejtuar mjetin tip “Jaguar”, pa leje drejtimi, si edhe një 24 vjeçar nga Sukthi, të cilit ju gjet një dorezë hekuri.

Njoftimi:

Durrës

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimibn e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti metalik.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u ndalua shtetësja F. V., 49 vjeçe, banuese në Draç, Ishëm, pasi më datë 26.08.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të saj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. N., 29 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi;

Xh. A., 18 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, pasi ditën e djeshme duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Smart”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. E., 50 vjeç, banues në Tapizë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

E. Gj., 23 vjeç, banues në Klubin, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Jaguar”, pa leje drejtimi.

Më datë 27.08.2021, në orën 21:30, në lagjen nr.1, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. J., 20 vjeç, banues në Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin E. R., 18 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës. Punohet për kapjen e autorit dhe identifikimin e personave të tjerë të përshirë në konflikt.

Më datë 27.08.2021, në orën 18:00, në fshatin Zezë, Krujë, shtetasi B. Sh., 21 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit B. V., 59 vjeç dhe D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, (baba e bir), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Blerja e ilaçeve të skaduara në burgje/ KLSH kërkon shkarkimin dhe hetimin e Agim Ismailit, institucionet heshtin ndaj kësaj kërkese (Dokumentët)

Para

Po transportonte 33 emigrantë të paligjshëm me një kamion, arrestohet 31 vjeçari nga Saranda në Pogradec

Para
Po transportonte 33 emigrantë të paligjshëm me një kamion, arrestohet 31 vjeçari nga Saranda në Pogradec

Po transportonte 33 emigrantë të paligjshëm me një kamion, arrestohet 31 vjeçari nga Saranda në Pogradec

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndalohen dy persona, dyshohet se mashtruan dhjetë ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak

Parashikimi i motit për sot, 11 qershor 2025

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.