Reagimi i shpejtë i Policisë së Librazhdit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, duke arrestuar një 53-vjeçar, i cili kanosi një bashkëfshatar me thikë dhe drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Pas ndërhyrjes së viktimës për të parandaluar aksidentin, Policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar dy mjete prerëse, duke i referuar materialet procedurale Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Librazhd:
Kanosi me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin që ndërhyri për të mos e lejuar të drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, arrestohet 53-vjeçari.
Ky shtetas u kap gjatë drejtimit të automjetit, në gjendje të dehur.
Sekuestrohen mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe 1 mjet prerës tjetër (thikë) që iu gjet të arrestuarit, në automjet.
Menjëherë pas njoftimit për një rast kanosjeje në fshatin Floq, nga një shtetas në gjendje të dehur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kapjen e autorit.
Si rezultat u reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.
Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post