Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Matit pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’.
57-vjeçari V.T banues në fshatin Gurrë të Klosit, u vendos në pranga gjatë një operacionit të koduar “End”.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte marrë vendimin për ta dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg .
Pas kapjes së tij, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Posaçme për veprime të mëtejshme.