Një akt i paprecedentë dhune ka ndodhur në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ku eshte përfshire në nje konflikt për motive të dobëta, kandidati në listën e sigurt të PD, Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, me një shofer kamioni.
Sipas të dhënave, mësohet se në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllain janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.
Të tre personat janë shoqëruar pas konfliktit në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarime.
Pas procedurave hetimore eshte bere dhe arrestimi i vellait te Bledion Nallbatit, ndërsa mësohet se shoferi po kalonte tranzit nga Kapshtica nëpërmjet Devollit.
Ne njoftimin zyrtar te policise thuhej se pas pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15 , në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit shtetasi Alti Nallbati , ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij shtetasin Bledion Nallbati duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.
Shtetasi Alti Nallbati ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni drejtuesin , dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij, shtetasi Bledion Nallbati , ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni drejtuesin.
Vëllai i deputetit Bledion Nallbati, Altin Nallbati, në vitin 2016 është proceduar për dhunë ndaj policëve, ndërsa në vitin 2023 është rrahur nga dy qytetarë në Miras, pasi i kërcënoi pse nuk merrnin pjesë në mitingjet e PD, asokohe për zgjedhjet vendore.
Ndërkohë i përfshirë gjithashtu në konflikt, Elvis Hajderlli, allias Romeo Hajderlli, ish kandidati me dy emra për bashkinë Devoll në 2023, është dënuar me 6 muaj burg ose gjobë ne vitin 2006 në Selanik.