Faxweb.al aportoi më herë se forca të shumta policie të Komisariattit Nr 2 në kryeqytet kishin zhvilluar një operacion në zonën e Brrylit ku u arrestua një djalë që u konstatua se mbante edhe armë me vete (shiko pamjet).
Mësohet se personi i arrestuar është Ilir Selmani, njëri nga personat që ka marrë pjesë në vrasjen e Santiago Malkos në zonën e Xhamllikut rreth 8 muaj më parë.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe “Shqiponjat”, ndërsa ka dyshime të forta se në mbrëmjen e atentatit ndaj Mallkos, Selmani ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes duke i zhdukur ato.
Ilir Selmani është shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, pjesë e klanit Duka. Selmani është arrestuar në një banesë ku jetonte prej disa kohësh me persona të tjerë, ndërsa arrestimi i tij ndodhi pas një operacioni të policisë në bashkëpunim me FNSH.
Policia e Shtetit ka njoftuar me 3 Mars të këtij viti se në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit dy personazhe të tjerë nga bota e krimit do t’ju duhet duhet të plotësojnë formularin për justifikimin e pasurisë.
Shkresa për vetë-deklarim është bërë ndaj Eljon Hatos, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e ndodhur në ish-bllok dhe Ilir Selmani i klanit ‘Duka’ i akuzuar për përfshirjen në vrasjen e Santiago Malkos.
Në videon e siguruar nga Fax News, sërish vetëm pak çaste para ekzekutimit të 26 vjeçarit, duket një tjetër bashkëpunëtor.
Edhe ai sërish në automjetin “Skoda”, i cili, pak më i kujdesshëm, tenton të mos lërë gjurmë për të mos implikuar veten dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë për zbardhjen e ngjarjes nga policia.
Është Ilir Selmani, i cili duket qartë në pamjet ekskluzive të siguruara nga Fax News, duke mbledhur bishtat e cigareve që 39-vjeçari Blendi Teta kishte lënë gjatë minutave që po ruante viktimën e ardhshme, 26 vjeçarin Santiago Malko, duke i hedhur në një kontenier mbeturinash në afërsi, për të zhdukur çfarëdolloj prove që mund të ishte e rrezikshme.
Në këtë ngjarje janë të përfshirë Blendi Teta, vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Fatmir Hyseni (i njohur ndryshe me pseudonimin Doqja) si dhe Aleksander Maxhaku.
Dy vëllëzerit Duka janë gjithashtu të skeduar për trafik ndërkombetar droge. Kultivimi i drogës bëhej pikerisht në fshatin e tyre dhe nisej drejt Gjermanise. Ka informacione dhe shkresa të ardhur nga Gjermania ku kërkohet informacion per kete grup kriminal. Janë të dyshuar për një sërë ngjarjesh te cilat i kane shpetuar policies.
Për vrasjen e Malkos, një muaj më vonë policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.