Arrestihet autori i dyshuar per vrasjen e 81 vjeçarit Xhemal Meta ne Zall Bastar te Tiranes. Sipas policise i dyshuari per kete krim eshte shtetasi Isuf Hasa.
Hasa dyshohet se pasi i mori parate vrau 81 vjeçarin ne banesen e tij.
Mësohet gjithashtu se është gjetur edhe sendi i përdorur në krim si dhe paratë e vjedhura.
I moshuari u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij. Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas rezultoi se ai kishte dëmtime të rënda në kokë, që ishin shkaktuar nga sende të forta.
81-vjeçari Xhemal Meta u gjet i vdekur të hënën e 13 janarit në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar.
Dyshimet se kemi te bejme nje vrasje kanë ardhur pas shenjave të konstatuara në trupin e 81 vjeçarit.
Deri ne keto momente policia nuk ka dale në një deklarate zyrtare ne lidhje me arrestimin e autorit te krimit.