Prokuroria për Krime të Rënda ka bërë të ditur së janë arrestuar sot Sokol Gjini me detyrë avokat dhe Eriger Bushi lindur e banues në Laç, për veprën penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit” neni 319 i Kodit Penal.
Së bashku me avokatin me të njëjtën akuzë është arrestuar edhe Eriger Bushi, lindur e banues në Laç ndërsa është vendosur detyrim paraqitjeje për shtetasin Llesh Bushi.
Mësohet se të arrestuarit kanë kryer veprime me qëllimin korruptimin e gjyqtarëve për të mundësuar ndryshimin e masës së sigurimit për Eriger Bushi.
Në qershor të këtij viti Eriger Bushi së bashku me Mark Cenaj, janë arrestuar pasi janë dënuar nga Gjykata e Kurbinit, për armëmbajtje pa leje, kanosje, vjedhje e trafik narkotikësh.
(M.Q/Faxweb.al)