Biznesmeni i njohur i ndërtimit në Tiranë Dritan Llanaj është arrestuar nga policia pas një hetimi për më shumë se 1 vit nga prokuroria e cila ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
Mbi pronarin e firmës ndërtuese “Mesapliku 05 shpk”, rëndojnë akuzat për falsifikim dokumentash, Ndërtim i paligjishëm dhe mashtrim me pasoja të rënda.
Denoncimi ndaj ndërtuesit është bërë nga banorë të Unazës së Re nga oborri i Prokurorisë së Tiranës në qershor të 2017 ku e kanë akuzuar se Dritan Llanaj u mori truallin e tokës dhe nuk u dha apartamentet dhe dyqanet që u takonin. Banorët thonë se apartamentet janë shitur dhe gjithçka është falsifikkuar.9B.H/Faxweb)
Discussion about this post