Policia e Kosovës ka vënë në pranga deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti. Arrestimi i saj është kryer orët e para të mëngjesit të sotëm pas një urdhri të Gjykatës së Prishtinës.
“Njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së A. D., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, citohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Nga informacionet e deritanishme, mësohet se shkak për arrestimin e saj është bërë akuza e “armëmbajtjes pa leje” që rëndon mbi të. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post