Mbetet në paraburgim deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi pas grushtimit ”Live” në emision të deputetit të ”Nismës” Milaim Zeka.
”Zëri” konfirmon se Krasniqi ndodhet në paraburgim. Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, i është caktuar masa e paraburgimit pas asaj që ndodhi mbrëmë mes tij dhe deputetit të Nismës, Milaim Zeka.
Këtë e ka bërë të ditur për “Zëri.info”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim”, ka thënë Ahmeti.
Po ashtu Ahmeti ka thënë se gjatë ditës do të lëshojnë një raport në lidhje me rastin. (V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post