Gruaja e kryeministrit të Lesotos, një shtet në Afrikën e Jugut, akuzohet për vrasjen e gruas së tij të mëparshme.
Zonja e Parë Maesaiah Thabane u thirr për t’u marrë në pyetje, ndërsa gruaja e mëparshme e kryeministrit, Lipolelo Thabane, u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru, në vitin 2007. Edhe kryeministri Thomas Thabane është marrë në pyetje edhe për vrasjen.
Fillimisht u dyshua se ajo ishte qëllua nga persona të panjohur, por faktet të reja të zbuluara sollën dyshime mbi bashkëshorten e re të kryeministrit.
Një urdhër-arresti u dha për 42-vjeçaren Maesaiah Thabane më 10 janar, por ajo u arratis jashtë vendit, më pas u vetëdorëzua pas një marrëveshje mes avokatëve të saj dhe policisë.
Komisioneri i policisë Holomo Molibeli i tha BBC-së se ajo po mbahej nën arrest dhe se do të akuzohej zyrtarisht në gjykatë të Mërkurën.