Arrestohet një shqiptare 48-vjece në Marousi të Athinës. Gjatë kontrollit në bahçen e shtëpisë së saj, u gjet e groposur në 55 cm, brenda në një vazo xhami që përmbante oriz, 1 kg kokaine.
Ajo eshte bashkëshortja e një prej 24 të arrestuarve në 29 qershor, ku u godit një grup shqiptaro-grek i trafikut të drogës dhe u sekuestruan mbi 10 kg marijuanë dhe sasi të tjera kokaine dhe heroine. Grupi drejtohej nga një shqiptar.
Discussion about this post