10:23 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e këngëtarit Tupac Shakur

20:27 | 30/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e këngëtarit Tupac Shakur

Vrasësi i Tupac

Njëri nga dëshmitarët e fundit të gjallë të vrasjes së Tupac Shakur-it, këngëtarit të muzikës rap të vrarë në vitin 1996, është arrestuar në Las Vegas.

Arrestimi i të dyshuarit shënon një përparim të shumëpritur në rastin që ka irrituar hetuesit dhe ka magjepsur publikun që kur ikona e muzikës hip-hop ishte vrarë me armë zjarri para 27 vjetësh.

I dyshuari Duane “Keffe D” Davis u arrestua të premten në mëngjes nën dyshimet për vrasje, sipas dy zyrtarëve me njohuri për rastin.

Para dy muajsh policia kishte dorëzuar një urdhër për të bastisur shtëpinë e gruas së të dyshuarit Davis, në lagjen Henderson të Las Vegasit. Sipas urdhërit, policia po kërkonte fakte “që kanë të bëjnë me vrasjen e Tupac Shakurit.” Ata morën disa kompjutera, një celular dhe një disk për ruajtjen e të dhënave, një kopje të revistës “Vibe” kushtuar këngëtarit, disa fishekë të kalibrit 40mm, fotografi të shumta, si dhe një kopje tëlibrit me kujtime të të dyshuarit Davis.

I dyshuari Davis ishte i njohur për hetuesit. Ai pranoi në intervistat dhe në librin e tij të vitit 2019 se ishte në makinën e markës “Cadillac” nga e cila është shtënë me armë më 7 shtator të vitit 1996 ndërkohë që ishte në lëvizje.

Atë natë, këngëtari Shakur gjendej në makinën “BMW”, që e ngiste Marion “Suge” Knight, themeluesi i shtëpisë muzikore “Death Row Records”, krahas 10 makinave që e shoqëronin. Ata kishin ndaluar në semafor kur një “Cadillac” i bardhë u afrua pranë tyre dhe filluan të shtënat. Shakur u godit disa herë dhe vdiq një javë më vonë, në moshën 25 vjeçare./ VOA

Etiketa: las vegasshbatupac
Pas

Milani gjen rrugën e fitoreve, mund pastër Lazion në San Siro

Para

Shqipëria përmbylli sot Presidencën në KS-në e Kombeve të Bashkuara, Ministri Hasani: ‘Ndihemi krenarë që drejtuam në një periudhë kaq kritike’

Para
OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje

Shqipëria përmbylli sot Presidencën në KS-në e Kombeve të Bashkuara, Ministri Hasani: 'Ndihemi krenarë që drejtuam në një periudhë kaq kritike'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin? Qeveria gjermane paguan taksë 70 mijë euro në vit

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur! Dy fëmijë në gjendje të rëndë

Procesi për ‘Partizanin’ në GJKKO nis sot, Jamarbër Malltezi: Gjueti shtrigash me urdhër të kryeministrit

Pamje apokaliptike nga Turqia! Flakët dhe zjarri ‘pushtojnë’ tokën dhe qiellin në Izmir

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Popullsia është përgjysmuar në 30 vite/ Masat që po merr Gjermania lindore në luftë me shpopullimin

Netanyahu: Pas operacioneve në Iran, hapen mundësi për lirimin e pengjeve

Sot takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.