Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ditën e sotme Bako Buzherin, nga Lazarati i shpallur në kërkim si një nga anëtarët e bandës kriminale të Lazaratit.
Buzheri rezulton person i kërkuar nga policia shqiptare. Sot ai është pikasur në qytetin e Gjirokastrës dhe është larguar menjehërë sapo ka vënë re uniformat blu. Ai është larguar me automjet dhe ndërkohë policia pas ndjekjeve këmba-këmbës e ka kapur dhe më pas prangosur.
Në momentin e kapjes ai ka kundershtuar forcat policore.Buzheri është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe prej disa vitesh ka qëndruar në arrati.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër u bë e mundur kapja e shtetasit B.B, 34 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
I dënuar edhe për pengmarrje
Ai është dënuar në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Apelit me 21 vite burgim, vendim ky i marë në 25 qershor 2014.
Për veprën penale të pengmarrjes së një bashkëfshatari të tyre në vitin 2012, Bako Buzheri dhe 6 persona të tjerë u dënuan plot 105 vite burg, por ai u shpall i pafajshem ne Apel.
Ngjarja ka ndodhur më 4 mars të 2012-ës, në fshatin Lazarat të qytetit të Gjirokastrës, ku të dyshuarit kanë rrëmbyer dhe kanë marrë peng dy vëllezërit, Ergest dhe Velo Shela nga Përmeti.
Kjo ngjarje ka ndodhur pasi të akuzuarit kanë dyshuar se vëllezërit, Ergest dhe Velo Shela, u kanë marrë këtyre të fundit një sasi të konsiderueshme droge.
Pretenca e Prokurorisë së Krimeve të Rënda
1- Kasëm Buzheri, 22 vjet burgim,
2- Bledar Muho, 22 vjet burgim,
3- Alfons Buzheri, 22 vjet burgim,
4- Aleksandër Kalemi, 20 vjet burgim,
5- Arbër Meçi, 22 vjet burgim,
6- Bako Buzheri, 21 vjet burgim,
7- Vullnet Buci, 21 vjet burgim,
PENGMARRJA
Sipas hetimeve Ergest Shele dhe Velo Shele kanë zbritur në vendin e quajtur ‘’Ura e Lumit’’, ku janë takuar me Aleksandër Kalemi, i cili ishte me një makinë tip ‘’Ford’’ me xhama të zinj. Ergest dhe Kosta kanë hipur në makinën e tij dhe të tre kanë shkuar tek lokal ‘’Fantazia’’ afër vendit të quajtur ‘’Qafa e Pazarit’’ në Gjirokastër.
Sapo kanë filluar të zbresin poshtë rrugës, janë ndaluar nga një automjet tip furgon me ngjyrë të bardhë me targa amerikane, që drejtohej nga Arbër Meçi. Në këtë kohë nga furgoni kanë dalë dhe Bledar Muho dhe Kasëm Buzheri, të cilët janë drejtuar vëllezërve Ergest dhe Kosta me fjalët: ‘’Mos lëvizni’’.
Kasëm Buzheri e ka goditur me pistoletë në kokë të dëmtuarin Ergest Shele duke i thënë: ‘’Më njeh mua…ju që donit të më vidhnit mallin mua’’. Më pas kanë goditur me grushta Ergestin dhe Kostën në trup duke i detyruar të hipin në një furgon me ngjyrë të bardhë dhe janë nisur drejt fshatit Lazarat.
Në afërsi të fshatit Kordhocë, të dëmtuarit janë detyruar të hipin në automjetin e markës ‘’Audi Q7’’ me ngjyrë të zezë, që drejtohej nga Alfons Buzheri dhe kanë vazhduar rrugën për në fshatin Lazarat. Në furgon kanë hipur edhe Kasëm Buzheri, Bledar Muho, Arbër Meçi dhe Aleksandër Kalemi.
Discussion about this post