Nga policia e Elbasanit është arrestuar një 49-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Artur Llupa rezulton i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprave penale të “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” në Itali.
DETAJE:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:
Artur Llupa, ( alias L. T., alias R. C) 49 vjeç banues në Elbasan.
Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në Lagjen “5 Maji” Elbasan.
Ky shtetas më datë 16.01.2018 ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:
Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. 492/2016/SIEP, datë 07.12.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprave penale të “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” parashikuar nga nenet 110, 582, 585, 587, 648 të Kodit Penal Italian dhe ligjit nr. 286/1998. (J.V/Faxweb)