Në konfliktin me thika që ndodhi mesditën e djeshme në Vlorë në të cilën u përfshinë, punonjës të kompanisë ‘TIS PARK’ dhe dy qytetarë mësohet nga policia se njëri prej këtyre të fundit ka qenë një ish-konkurent i ‘Big Brother Albania’. Ai është Hënes Dalipaj 30 vjeç, kunati i qytetarit tjetër Edi Alikaj.
Burime nga policia bënë me dije se ish- banori i ‘Big Brother’ është një nga të dyshuarit e ngjarjes sëbashku me kunatin e tij Alikaj.
Sherri në Vlorë ka nisur kur Alikaj u ka kërkuar punonjësve t’i shpjegojnë se pse i kanë bllokuar gomat e mjetit që drejtonte dhe ka kërkuar ardhjen e përgjegjësve të punonjësve, por ata nuk i janë përgjigjur. Njëri prej tyre ka nisur ta godasë Alikajn, situatë që më pas ka dalë jashtë kontrollit.
Policia ka shoqëruar edhe shtetasin Hënes Dalipaj me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”140″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]