01:49 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohet ish-ministri Lefter Koka

12:20 | 14/12/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuzat për inceneratorët/ PD e kallëzoi në SPAK, vjen përgjigjja e Lefter Kokës: Punët me para bëhen, prandaj je minstër që të…

Është arrestuar me urdhër të SPAK ish-ministri i Mjedisit nga radhët e LSI-së Lefter Koka.

Burime bëjnë me dije për Fax News se forcat operacionale kanë mbërritur paraditen e sotme në Durrës, dhe kanë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe Kokën, të cilit pritet që ti komunikohet dhe masa e arrestit.

Përveç Kokës burimet saktësojnë se ka dhe disa persona të tjerë të shoqëruar, të cilëve në vijim pritet që t’iu komunikohet edhe akuza.

Lefter Koka u zgjodh deputet nga radhët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, por dha dorëheqjen më pas, pa shkelur asnjë ditë në Kuvend.

Koka duket se ka qenë në dijeni të hetimeve të SPAK, dhe për këtë shkak dha dorëheqjen, ndërkohë që emri i tij ka qenë i kallzuar nga vetë LSI.

Arrestimet kanë të bëjnë me tre inceratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Vazhdon operacioni lidhur me këtë çështje. Ndërkohë sipas burimeve masat janë dhënë në mungesë dhe janë miratuar nga gjykata e posaçme.

Paraprakisht Fax News mëson se akuza e ngritur ndaj Lefter Kokës është ajo e “shpërdorimit të detyrës”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”.

Hetimet për dosjen që çoi në pranga Kokën janë kryer nga prokurori Klodian Braho.

Kush është Lefter Koka?

Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI.

Lefter Koka ka përfunduar studimet në Fakultetit e Shkencave Juridike në Strugë. Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat.

Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa prej vitit 2009 është deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndryshe nga shumica e deputetëve të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit në vitin 2019.

Më 1 shtator, deputeti i zgjedhur i PS-së, Lefter Koka, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit në Durrës.

/Faxweb.al

Etiketa: arrestohet Lefter KokakokaKoka SPAKLefter Koka
Pas

VIDEO/ Shumë burra i kërkuan foto nudo, mjekja bën veprimin epik

Para

“Qytetarët të denoncojnë padrejtësitë në zyra”, Rama: Ankesa kalon direkt tek ministri

Para
“Qytetarët të denoncojnë padrejtësitë në zyra”, Rama: Ankesa kalon direkt tek ministri

"Qytetarët të denoncojnë padrejtësitë në zyra", Rama: Ankesa kalon direkt tek ministri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.