Aktori i humorit Julian Deda, është vënë nën prangat e policisë ditën e sotme. Fotot e mëposhtme e tregojnë Dedën pikërisht në momentin ku forcat “Shqiponja” të policisë e nxjerrin nga banesa dhe e fusin në makinën e tyre të blinduar.
Megjithatë, pavarësisht se fotot japin idenë e frikshme të arrestimit, “Shuplaka” mëson se bëhet fjalë vetëm për një projekt.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Albano Bogdon sot, të cilit iu publikuan disa foto që tregonin se ishte arrestuar. Dy kolegët e “Apartamenti 2XL” duket se janë përfshirë në një projekt të ri dhe po xhirojnë skenat e një filmi.
Mirëpo nuk dihet nëse bëhet fjalë për një film aksion, apo humoristik. Mirëpo duke patur parasysh se komedia është zhanri i preferuar për të dy aktorët, padyshim edhe në filmin e tyre më të ri do të na servizin doza humori. Mezi presim të shohim se për çfarë bëhet fjalë… (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2821″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]