Policia e Korçës ka arrestuar juristin e Hipotekës në Korçë, Elvis Gjata, pasi akuzohet për mashtrim.
Mësohet se arrestimi i juristit është kryer mbrëmjen e djeshme. Dyshohet se Elvis Gjata kishte mashtruar disa persona nga Librazhdi, duke ju marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Ndërkohë që po për këtë vepër dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Korçës.
Detajet e policisë:
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:
Elvis Gjata, 31 vjeç, banues në Korçë.
Si edhe filloi procedimi penal dhe u bë shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë.
Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post