Ish-kryeministri, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale pak minuta më parë, ka publikuar një tjetër denoncim të ‘qytetarit dixhital’.
Sipas denoncuesit ditë më parë në Doganën e Qafë Thanës, është arrestuar kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Pogradecit, Ilir Xhakolli.
Xhakolli thuhet se është ndaluar për kontrabandë, por ky informacion është mbajtur i fshehur nga Policia, dhe me ndërhyrjen e Taulant Ballës është liruar brenda 24 orëve.
Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Denoncohet fshehja e krimit nga policia!
Kapet ne flagrance me kontrabande kandidati per bashkine e Pogradecit.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Doktor,para disa ditesh ne doganen e Qaf Thanes eshte arrestuar kandidati i Partise Socialiste per Pogradecin Ilir Xhakolli!
Ai eshte kapur per kontrabande dhe me nderhyrjen e Taulant Balles eshte liruar brenda 24 oreve.
Kjo ngjarje eshte mbajtur e fshehte nga Policia e Sander Lleshit.
Discussion about this post