Është arrestuar përsëri lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny. Ndalimi i tij u bë në Moskë, ndërsa po merrte pjesë në një protestë të paautorizuar, në të cilën bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale. Navalny shkroi në Twetter “Më kanë arrestuar”, dhe u kërkoi mbështetësve të tij të bashkohen me demonstratën.
Më herët të dielën, policia e Moskës hyri në selinë e partisë së zotit Navalny, ku transmetimi i drejtpërdrejtë i videos tregoi policinë që mori në pyetje dhe arrestoi disa anëtarë të stafit të tij. Kreu i opozitës thotë se votimi i marsit duhet bojkotuar, duke i quajtur ato zgjedhje “pseudo-zgjedhore”. Ai kishte bërë thirrje për demonstrata sot kundër zgjedhjeve në mbarë Rusinë.
Operacioni u zhvillua në një ditë ku në të gjithë Rusinë u zhvilluan manifestime anti-qeveritare dhe anti-elektorale të organizuara nga Navalny.
Putin, një ish-oficer i KGB-së, po kandidon si i pavarur, një vendim që disa vëzhgues besojnë se do ta rriste imazhin e tij si një udhëheqës i një kombi në vend të një figure politike partiake.
Aleatët e kanë lavdëruar Putinin për rivendosjen e krenarisë kombëtare dhe rritjen e pozitës së Rusisë si një udhëheqës global me ndërhyrjet ushtarake në Siri dhe Ukrainë.
(M.Q/Faxweb)