Kryetari i Partia e Kosovarëve serbë Aleksandar Jabllanoviq, është arrestuar sot së bashku me gruan e tij në Leposaviq.
Këtë e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Ai tha se Jabllanoqvi është përfshirë në një përleshje për shkak të posterave që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 11 qershorit.
“Incidenti ka ndodhur në mes të një grupi ku i përfshirë ka qenë Aleksandar Jabllanoviq, ende nuk kemi informacion se për çfarë janë ngatërruar. Në vend të ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet se i përket personit në fjalë. Nuk ka pasoja e as lëndime nga ky incident”, ka thënë Hoti.
Ai tha se dyshohet që Jabllanoviq së bashku me gruan e tij të kenë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Arma tashmë është konfiskuar ndërsa Aleksander Jabllanoviq dhe gruaja e tij gjenden në Polici duke dhënë deklaratë.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post