Fax News informon se është ndaluar në Portin e Durrësit një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafiku i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal”.
I ndaluari është shtetasi Dino Abazi , 36 vjeç, lindur në Dibër, dhe banues në Vlorë.
Ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i kishte caktuar masën arrest me burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotikë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Grup i strukturuar kriminal’”.
(E.L/Faxweb)