01:21 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohet në Francë politikani shqiptar me 3 kg kokainë, droga e destinuar për tregun zviceran

12:48 | 10/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet në Francë politikani shqiptar me 3 kg kokainë, droga e destinuar për tregun zviceran

Rediart Cankja 41-vjeç, u arrestua nga policia franceze pasi në makinën me të cilën lëvizte u gjetën rreth 3 kg heroinë. Cankja me shtetësi belge, por orgjinë shqiptare, është në listën e partisë “CD & V”, partia e dytë më e madhe në Flanders (Belgjikë), për kandidat në Këshillin e Qytetit të Antwerpit, si dhe rrethin Ekeren. Raportophet se ka qenë aktiv edhe në jetën politike në Kosovë.

Arrestimi

Siç raportojnë këtë të hënë mediat belge: Cankja, së bashku me Shpresa S., një grua kosovare, u arrestua nga policia franceze në një qytet pranë kufirit të Francës me Zvicrën, pak kilometra nga Gjeneva. Në një zonë të përgatitur posaçërisht në makinë, e cila është në emër të Shpresa S., policia gjeti rreth 3 kilogramë heroinë. Shpresa. S. njihet si person i përfshire në trafikun e drogës. Sipas hetuesve, droga ishte destinuar për tregun zviceran.

Për momentin, është i paqartë roli i Rediart Cankjas dhe hetimet e mëtejshme pritet të hedhin më shumë dritë rreth kësaj çështjeje.

RTL

Jeta politike në Belgjikë

Kur ishte adoleshent, ai emigroi nga Shqipëria nëpërmjet Gjermanisë në Belgjikë. Pas një jete në ilegalitet, filloi të punonte si përkthyes shqiptar, ndër të tjera për policinë. Përveç kësaj, ai jep kurse integruese për të ata shqiptarë që sapo kishin emigruar në Belgjikë.

Teksa zgjedhjet lokale afrohen në Belgjikë, Rediart Cankja është në vendin e 46-të të listës së partisë “CD & V” në Antwerp dhe në vendin e dhjetë të listës së “CD & V” në Ekeren. Kris Peeters, kreu i partisë “CD & V “të Antwerp, kohët e fundit lansoi planin e tij “StroomOpwaarts” kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës në qytetin port të Belgjikës. Ndërkohë, pak kohë më pas, një nga kolegët e tij, shqiptari Rediart Cankja arrestohet dhe dyshohet i përfshire në trafik heroine.

“Nëse gjithçka qëndron, është e qartë se ky njeri nuk do të jetë në listë,” tha Kris Peeters duke komentuar arrestimin e politikanit shqiptar.

auto_v21536569884

Jeta politike në Kosovë

Politikani shqiptar del të jetë zyrtar edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, raportojnë mediat në Kosovë, pas lajmi të arrestimit të tij.

“Cankja në vitin 2017 ishte zgjedhur kryesues i Këshillit të Qendrës së VV-së në Belgjikë. Madje për këtë partia e Albin Kurtit kishte njoftuar edhe zyrtarisht nëpërmjet një komunikate për media.

‘Këshilli i Qendrës në mbledhjen e tij konstituive, zgjodhi Kryesinë e Qendrës. Bujar Krasniqi u zgjodh nënkryetar i parë, Valon Vuçetaj nënkryetar i dytë, Dardan Prebreza sekretar Organizativ dhe Erblin Shala koordinator i Nënkomiteteve. Kryesues i Këshillit u zgjodh Rediart Cankja, i cili do të ketë Gazmend Fetain si zëvendës. Anëtarët e tjerë të Kryesisë u zgjodhën: Agon Efendiu, Ilir Morina dhe Urata Hysenaj’, thuhej në komunikatën e VV-së në vitin 2017. I njëjti ka fotografi gjatë zgjedhjeve të qendrës së VV-në Belgjikë, dhe gjithashtu ka fotografi edhe me Albin Kurtin”, raporton “Insajderi”.

Pas

”Sot është dita më e zezë për televizionet”, Abilekaj për transmetimet dixhitale: Ekranet nxijnë, qeveria ia doli të…

Para

KE i përgjigjet Agaçit për Teatrin: S’kemi kompetencë për të vlerësuar ligjin special me kuadrin ligjor në Shqipëri

Para
Apartamente nga Roma në Qeparo, ZBULOHET pasuria e krahut të djathtë të Edi Ramës

KE i përgjigjet Agaçit për Teatrin: S'kemi kompetencë për të vlerësuar ligjin special me kuadrin ligjor në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.