02:02 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohet në Greqi bashkëpunëtori në vrasjen e komisarit Cuku

10:21 | 13/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet në Greqi bashkëpunëtori në vrasjen e komisarit Cuku

Është arrestuar në Greqi bashkëpunëtori në vrasjen e komisarit Artan Cuku, Kristaq Leci. Roli i tij ka qenë ndërmjetësimi mes vrasësit me pagesë Mikel Shallari dhe porositësit Bledar Jamabelli. Leci dhe Shallari kanë qenë kushërinj mes tyre, dhe kjo e ka bërë dhe më të lehtë negocimin mes tyre për ekzekutimin e Cukut.

Arrestimi i tij vjen pas më shumë se dy vitesh nga ekzekutimi i Cukut në derën e shtëpisë së tij, në 8 Prill të 2017-tës, një ngjarje e cila tronditi opinionin publik.

Kristaq Leci ka qenë në Tiranë ditën kur ka ndodhur vrasja e Cukut, dhe ka lajmëruar Shallarin në momentin kur komisari po ngjiste shkallët.

“Ditën e krimit Mikel Shallari ishte pozicionuar para pallatit, ndërsa viktima po kthehej për në shtëpi. Në vendngjarje ai shoqërohej nga i pandehuri Kristaq Leci i cili priste tek fusha me bar aty pranë dhe e orientonte me anë të SMS-ve.

Pasi viktima u shfaq dhe u fut në një supermarket pranë hyrjes së pallatit, i pandehuri u pozicionua në hyrje të shkallëve të brendshme të pallatit dhe me tu shfaqur viktima e qëlloi me të dyja armët njëherësh”, thuhej në dosjen e prokurorisë bërë publike kohë më parë.

Lidhur me vrasjen e komisarit Cuku në burg ndodhet Mikel Shallari, i cili ka pranuar krimin dhe ka marrë statusin e dëshmitarit të drejtësisë, ndërsa ende nuk është bërë e mundur ekstradimi në vendin tonë i Bledar Jambellit, i arrestuar në dhjetorin e kaluar në Greqi.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: arrestohet kristaq lecibashkepunetor ne vrasjen e cukutkristaq leci
Pas

Frikë nga murtaja afrikane, ndalohet urgjent importi i mishit nga Serbia

Para

“Pse i ngushtojmë rrugët duke i patur të gjera ndryshe nga bota lartmadhni?!”

Para
“Pse i ngushtojmë rrugët duke i patur të gjera ndryshe nga bota lartmadhni?!”

“Pse i ngushtojmë rrugët duke i patur të gjera ndryshe nga bota lartmadhni?!”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.