Një trafikant droge është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni të kryer ditën e sotme në vendin fqinj.
Sipas mediave italiane, ai është Andrea Nizza, bosi i mafias në zonën lindore të Siçilisë.
Ai kontrollon trafikun ndërkombëtar të drogës shqiptare për në Europë dhe ishte një ndër 100 më të kërkuarit në Itali.
30-vjeçari ka qenë në kërkim që nga viti 2014 pasi është dënuar me 6.8 vite burg.
Mediat italiane raportojnë se Nizza mbante lidhjet me trafikantët shqiptarë dhe grekë duke kontrolluar trafikun ndërkombëtar të drogës. (A.R/SHUPLAKA)
Lajmi në “Corriere della Sera”:
Discussion about this post