09:47 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohet në Itali shqiptari me 4 emra, në pranga dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ja akuzat

11:46 | 26/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet në Itali shqiptari me 4 emra, në pranga dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ja akuzat

Autoritetet policore të Italisë dhe Greqisë në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë arrestuar tre persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale, një prej tyre me 4 emra.

Sipas burimeve zyrtare, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Greqi dhe në Itali, mbi vendndodhjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, përkatësisht për llogari të autoriteteve gjyqësore në Gjirokastër, në Korçë dhe në Mat, policitë partnere finalizuan 3 operacione policore për kapjen dhe ndalimin e tyre.

-Në kuadër të operacionit “Triplet” u arrestua nga policia greke, shtetasi Altin Merdani, 45 vjeç, i lindur në Memaliaj. Në vitin 2017, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Gjirokastrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në vitin 2015, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportonte 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, me qëllim trafikimin. Nga dënimi total, 45-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim.

-Në kuadër të operacionit “Dënimi” , u arrestua nga policia greke, shtetasi Elsjabo Dikolli, 31 vjeç. Në vitin 2023, ai u dënua nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga dënimi total, 31-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 3 vjet e 8 muaj burgim.

 

 

-Në kuadër të operacionit “Masa” u arrestua nga policia italiane, shtetasi Nerim Klosi alias Nerim Taci alias Ardit Klosi alias Astrit Klosi, 49 vjeç, i lindur në Mat. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ai akuzohet se më datë 31.12.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Greqi dhe në Itali, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

Etiketa: greqiitali
Pas

Von Der Leyen vlerëson Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane, zgjerimi do të mbetet prioritet i imi

Para

Vjosa Osmani në konferencë me Von der Leyen: Është koha që BE të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës!

Para
Vjosa Osmani në konferencë me Von der Leyen: Është koha që BE të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës!

Vjosa Osmani në konferencë me Von der Leyen: Është koha që BE të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës!

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dyshuari kryesor për sulmet në Minesota, policia në kërkim të 57-vjeçarit Vance Boelter

Korçë/Finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet një i ri për shitje të kanabisit në Bilisht

Aksident në Korçë, përplasen dy automjete, një person përfundon në spital

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, Rrustemi: Zero tolerancë abuzuesve

Shkodër/Vijon operacioni policor “Koordinata”, asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Gjermania, Franca dhe Britania të gatshme për bisedime me Iranin për programin bërthamor

Huthët e Jemenit e pranojnë: Kemi bashkëpunuar me Iranin! Jemi koordinuar në sulmet ndaj Izraelit

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani sulmon SHBA-në, ne do të përgjigjemi në nivele të papara!

Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit! “Kampion” mban Shkodra, përjashtohet vetëm Tirana

Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.