Karabinierët e Napolit arrestuan Faslli Qibinin, 64-vjeçarin nga Shqipëria, i dënuar më parë por i arratisur që prej vitit 2011.
Burri me origjinë shqiptare, i dënuar me mbi 22 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, krim për të cilin ishte në kërkim, konsiderohet si ndërmjetës në trafikun ndërkufitar të drogës.
Sipas hetuesve, ai menaxhonte dhe ndërmjetësonte trafikun e heroinës midis Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë Jugore, ku bënte biznes me klanin Di Lauro dhe më pas me “Nardielli”, një grup kriminal nga pala Oplontine.