Që kur u bë një figurë virale në internet, Hasbulla konsiderohet si një nga personazhet më të dashur të kohëve të fundit.
Por kjo nuk e pengon atë që t’i bindet ligjit. Sipas raportimeve të fundit, Hasbulla u arrestua në Dagestan, për bllokim të trafikut së bashku me disa nga miqtë e tij.
Djali rus vuan nga një çrregullim gjenetik në të cilin trupi i tij nuk është në gjendje të prodhojë një hormon të rritjes, duke e bërë atë të jetë shumë më i vogël se mesatarja e një mashkulli të rritur. Edhe pse shumë besojnë se ai është një fëmijë i vogël, ylli viral është në fakt një i rritur dhe disi çuditërisht po i afrohet ditëlindjes së tij të 21-të.
Siç u njoftua më herët gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale, Hasbulla dhe disa miq të tij u arrestuan pasi kishin shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Raportimet pohojnë se pasi kanë shqetësuar drejtuesit e tjerë në rrugë, Hasbullai dhe ata që ishin me të në makinë, janë ndaluar dhe më pas janë arrestuar.
Sipas deklaratave që dhanë, ata po festonin dasmën e mikut të tyre.
Footage of Hasbulla and his entourage celebrating on the roads of Dagestan – an incident that led to their arrest
🎥 MVD Dagestan pic.twitter.com/yEhq69Q6VF
— Red Corner MMA (@RedCorner_MMA) May 8, 2023