13:27 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arrestohet në Turqi i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares Gjorçevska në Shkup

07:48 | 06/12/2023
në Flash, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet në Turqi i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçares Gjorçevska në Shkup

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, njoftoi të martën vonë se është arrestuar në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska javën e kaluar në Shkup, i cili dyshohet edhe për përfshirje në vrasjen e 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski, në Veles.

I dyshuari është identifikuar si Lupço Palevski, 59 vjeç, i cili ka qenë i angazhuar në politikë, ndërtimtari dhe në aktivitete proruse, ndërsa së fundi e ka udhëhequr lëvizjen “E treta“.

“Sapo jemi informuar nga kolegët nga Turqia se kreatori, planifikuesi, koordinatori dhe autori i drejtpërdrejtë i këtyre veprave është kapur në territorin e Turqisë. Ky ishte hallka e fundit e këtij akti të tmerrshëm që na mungonte për të thënë se kemi përfunduar gjithçka që ka të bëjë me zbulimin dhe kapjen e kryerësve të këtij krimi të rëndë”, tha Spasovski, në një paraqitje të jashtëzakonshme para mediave në Shkup.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares u gjet më 3 dhjetor në Shkup, gjashtë ditë pasi ishte zhdukur pasi kishte dalë nga shtëpia, ndërsa 74-vjeçari u gjet i vdekur në Veles të njëjtën ditë.

Spasovski tha se i arrestuari ndodhet në qendrën e ekstradimit në Turqi dhe se pritet që shumë shpejt institucionet maqedonase të paraqesin kërkesën për ekstradimin e tij në Shkup.

Me këtë, siç tha Spasovski, MPB-ja ka zbardhur në tërësi rastin për të cilin tashmë ka pesë të akuzuar.

“Tashmë kemi përgatitur padinë penale prej më shumë se 100 faqeve, e cila i është dërguar Prokurorisë Themelore Publike. Ajo përfshinë të gjithë dëshmitë lidhur me autorët e dyshuar për krimin e kryer. Pra, kemi pesë persona, njërin për rrëmbim dhe vrasje, tre të tjerë për rrëmbim dhe bashkëpjesëmarrje në vrasje dhe një për ndihmë gjatë rrëmbimit”, shtoi ai.

Ai njoftoi për arrestimin edhe të një personi tjetër, i cili dyshohet se e kishte ndihmuar autorin e dyshuar për vrasje që ta kalonte kufirin e Maqedonisë së Veriut.

Të hënën, më 4 dhjetor, kreu i MPB-së bëri të ditur se motivi i vrasjes ishte përfitimi material nga e ëma e vajzës së vrarë dhe se në këtë rast, ishte i përfshirë babai i saj, i cili, siç është shprehur Spasovski, i ka informuar anëtarët tjerë për kohën kur ka dalë vajza nga shtëpia dhe lëvizjen e saj drejt shkollës.

Babai i 14-vjeçares ndodhet në paraburgim, por gjatë marrjes në pyetje i ka mohuar akuzat e policisë.

“Motivi për këtë rast është përfitimi, me ç’rast një nga personat në marrëveshje edhe me një anëtar të familjes, kanë organizuar dhe kryer aktin me qëllim që të marrin para nga nëna e vajzës së mitur që më pas të gjithë të keni përfitime”, ka thënë Spasovski.

Sipas policisë, viktima tjetër nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të pasqaruara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal.

Lidhur me vrasjen e 14-vjeçares, e cila u raportua e zhdukur më 27 nëntor, ka pasur reagime të shumta në opinion, përfshirë edhe ato që vrasjes i jepnin motive etnike, andaj edhe pati nxitje të urrejtjes ndëretnike.

Për të evituar tensionet e mundshme, organet e ndjekjes dolën me njoftimin se autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë janë me përkatësi etnike maqedonase.

Ministri i Punëve të Brendshme ka paralajmëruar masa edhe për personat që kanë nxitje në rrjetet sociale apo në paraqitjet tjera në opinion./REL

Pas

Rritet papritmas taksa e infrastrukturës arsimore në Tiranë, bizneset e familjet do paguajnë 4.4 milionë euro më shumë në 2 vitet e ardhshme

Para

Përse e vrau gruan? Flet babai i Naim Murselit: Mund të ketë ditur ndonjë sekret

Para
Përse e vrau gruan? Flet babai i Naim Murselit: Mund të ketë ditur ndonjë sekret

Përse e vrau gruan? Flet babai i Naim Murselit: Mund të ketë ditur ndonjë sekret

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Kuptova që duhet të ruaja identitetin tim profesional”, Linda Rama dhe jeta si gruaja e kryeministrit: Nuk kam një kujdestare për djalin tim, unë gatuaj vetë

“E mallëngjyer që shqiptarët i besuan Edit një mandat të katër të fortë”, Linda Rama: Ndjej peshën në shpatulla për të mos zhgënjyer askënd nga ata që i dhanë mbështetje

“Shqipëria ka nevojë të jetë në Europë”/ Linda Rama: Gjithçka që ndodh sot, po lë gjurmë për brezat e rinj

Berisha: Zgjedhjet në Shqipëri, si në Zimbabve

Berisha i quan ambasadat e narkodiktaturës, kreu i PD-së kërcënon ndërkombëtarët: Populli do t’ju rrethojë

Memorandum Mirëkuptimi mes dy vendeve për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive në integrimin evropian

Dështon sërish edhe tentativa e 17 e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

“Fjalimet e shkurtra s’janë pika ime më e fortë”! Batutat e Ramës: Pas 4 zgjedhjeve rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm…

“Trumpin e shpëtoi Zoti sepse ka një plan edhe për Evropën”, Rama: Epokë e artë edhe për ne

Adoleshenti përplas të moshuarin në Divjakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.