SHÇBA-ja ka arrestuar një oficer të pikës kufitare në Qafë-Thanë, pasi dyshohet se lejonte kalimin e shtetasve që nuk mund të kalonin dot në Maqedoni.
SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e hetonte me metoda speciale efektivin prej 3 muajsh.
I arrestuari është nënkomisari Ardian Hoxha, 32 vjeç, me detyrë Përgjegjës Turni, në PKKK Qafë Thanë.
Kundrejt pagesave, dyshohet se Hoxha lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm, që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen, njofton Policia.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post