04:19 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

20:00 | 04/03/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës njoftoi të hënën se e ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte dhe dhunë seksuale gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë.

I dyshuari, i nacionalitetit serb me inicialet Z.N, u arrestua të hënën pasdite në Mitrovicën e Veriut gjatë një aksioni të përbashkët mes Policisë dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, tha Policia në një komunikatë. Ai dyshohet se krimet i kishte kryer gjatë vitit 1999 në qytetin e Vushtrrisë dhe akuzohet për veprën penale ‘’krime lufte kundër popullatës civile – dhunë seksuale”, thuhet në komunikatë. Prokurori ka marrë vendim që 70-vjeçari të mbahet në paraburgim për 48 orë, pasi u mor në pyetje në prani të avokatit mbrojtës.

Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se ka ngritur gjithsej 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë. Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./ REL

Pas

Konservatorët e Iranit dominojnë zgjedhjet e shënuara me pjesëmarrje të ulët

Para

U dënua për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Apeli pranon kërkesën e Arbër Paplekaj

Para
U dënua për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Apeli pranon kërkesën e Arbër Paplekaj

U dënua për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Apeli pranon kërkesën e Arbër Paplekaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.