Një 53-vjeçarë është ndaluar nga Policia e kryeqytetit pasi ai rezultonte I shpallur në kërkim kombëtar si I dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.
Burime për Fax Web bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arben Xibrin 53-vjeç me banim në Tiranë i përfolur si i afërt me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai u arrestua nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Vendimi për dënimin e tij me 8 vite burg ishte dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Deklarata e Policisë:
Tiranë
Kapet një shtetas në kërkim kombëtar, i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.
Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kapi shtetasin në kërkim kombëtar:
A.X., 53 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 i Kodit Penal.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post