Policia e Tiranës ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar së plagosjes së biznesmentit Tefik Hyka, ngjarje që ka tronditur zonën e ish-Bllokut pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Po kështu dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë kryer plagosjen e biznesmenit Hykës. Biznesmeni Tefik Hyka ka ngelur palgosur pas dy plumbave në kokë dhe vrasësi është larguar me motor nga vendngjarja. Saktësisht ngjarja e rëndë ka ndodhur te rrugica e ngushtë pranë një lokali te stadiumi “Selman Stërmasi”.
Sipas infomacioneve të para vrasësi ka qëlluar me përpikmëri biznesmenin me një armë me silensjator. Sakaq mësohet se ka mbetur një tjetër person i plagosur në vendngjarje. Ende nuk dihet se kush është identiteti i të plagosurit. Po kështu deri më tani mësohet se Hyka është palgosur sapo ka dalë nga lokali, pasi kishte pirë kafen e mëngjesit.
Drejtor i Policisë së Tiranës pas pak do të dal në një konferencë për mediat përsa i përket ngjarjes së rëndë. (J.V/Shuplaka)