14:45 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohet për gjobvënie Jetmir Llani

14:00 | 03/03/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet për gjobvënie Jetmir Llani

Policia ka vënë në pranga Jetmir Llanin, një person me precedentë të meparshem penalë, i dyshuar për vendosje gjobash ndaj bizneseve në zonën e Lezhës. Arrestimi i tij vjen pas një periudhe monitorimi nga autoritetet, të cilat kanë grumbulluar prova që e lidhin me veprimtari kriminale.

Jetmir Llani nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai ka vuajtur një dënim të gjatë me burg për vrasje, pasi ekzekutoi një person në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llani. Ngjarja tragjike që përfshiu familjen e tij ndodhi më 5 qershor, kur Indrit Llani u vra gjatë një përplasjeje mes familjeve Llani dhe Shkreta.

Sipas dosjes hetimore,, Indriti po udhëtonte me makinën familjare së bashku me vëllanë, kushërirën, nënën dhe xhaxhain e tij, kur u sulmuan nga vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta. Ata hapën zjarr me breshëri automatiku, duke vrarë fëmijën dhe plagosur të vëllanë e tij. Policia arrestoi autorët brenda pak ditësh, por konflikti midis dy familjeve nuk përfundoi këtu.

Më 19 korrik të po atij viti, në rrugën Hoxha Tahsim në Tiranë, 71-vjeçari Mark Shkreta, babai i Altin dhe Vladimir Shkretës, u ekzekutua me armë zjarri. Autoritetet identifikuan Jetmir Llanin si të dyshuarin kryesor për këtë vrasje, ndërsa më pas ai dhe vëllai i tij, Muharrem Llani, u dënuan me nga 25 vite burgim. Megjithatë, pas apelimit të çështjes, dënimi i Jetmir Llanit u ul dhe ai fitoi lirinë disa muaj më parë.

Përveç ngjarjeve të mësipërme, Jetmir Llani ishte gjithashtu i dyshuar për një tjetër krim të rëndë – atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit në nëntor 2012. Objektivi i sulmit ishin Gentian dhe Emanuel Shkreta, djemtë e Mark Shkretës. Atentati rezultoi fatal për Gentian Shkretën, i cili humbi jetën nga plumbat.
Duke pasur parasysh të kaluarën kriminale të Llanit dhe dyshimet mbi aktivitetin e tij aktual në Lezhë, policia po vijon hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tij dhe çdo veprimtari të mëtejshme kriminale.

Etiketa: arrestimiJetmir Llani
Pas

Bashkëpunonin me narkotrafikantë, GJKKO lë në burg dy shefat e krimeve dhe ish-efektivin e Forcave Operacionale

Para

Aksident me vdekje në Thumanë-Kashar, shkak dyshohet shpejtësia

Para
Aksident me vdekje në Thumanë-Kashar, shkak dyshohet shpejtësia

Aksident me vdekje në Thumanë-Kashar, shkak dyshohet shpejtësia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konferenca e Gjashtë e Kryetarëve të Parlamenteve, Spiropali: Dikur Shqipëria ishte ndër vendet më të izoluara në botë, sot kryeson garën për anëtarësim në BE

Aksident i rëndë në Borsh, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes

Andia Ulliri humb edhe në KAS betejën për të marrë mandatin e deputetes, mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së

KAS i heq mandatin vajzës së tezes së Adriatik Lapajt, ja kush shkon në Parlament

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen ‘Benzi’ dhe motoçikleta

Me pretendimin se do i paguante detyrimet tatimore, 33-vjeçari i zhvat 10 mijë euro tregtarit

Panik në aeroportin e Antalias, avioni bën ulje emergjente dhe evakuohet pasi filloi t’i dilte tym nga rrotat

Japoni, një grua vdes teksa përpiqej të largohej nga zona e goditur nga cunami

Delvinë/Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 autorët e dyshuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.